Rusia ka planifikuar të rekrutojë qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë, bazuar në deklaratat e dy qytetarëve serbë që shkuan në Rusi dhe një liste të serbëve të rekrutuar, raporton “The Guardian”.
E përditshmja britanike iu referua deklaratave të një burri, i cili fshehu identitetin e tij për arsye sigurie, duke u prezantuar si Branko.
“Për momentin kemi rreth 60-70 persona”, ka thënë një nga serbët që është pjesë e listës, i cili po ashtu udhëtoi nga Serbia në Moskë në shtator dhe shtoi se kishte firmosur kontratë me “Divizionin e 106-të Ajror”.



