BBC: Regjistrohet gruaja e parë në botë që shërohet nga SIDA

BBC: Regjistrohet gruaja e parë në botë që shërohet nga SIDA

Një paciente amerikane besohet të jetë personi i tretë në botë dhe gruaja e parë që shërohet nga HIV, virusi që shkakton SIDA-n. Pacientja që po trajtohej për leuçemi mori një transplant të qelizave staminale nga dikush me rezistencë natyrale ndaj virusit që shkakton SIDA-n. 

Që prej 14 muajsh gruaja nuk ka më shenja të virusit.

Por ekspertët thonë se metoda e përdorur e transplantit, që përfshin gjakun e kordonit umiblikal, është shumë e rrezikshme për të qenë e përshtatshme për shumicën e njerëzve me HIV.

Rasti i pacientit u prezantua në një konferencë mjekësore në Denver të martën dhe është hera e parë që kjo metodë është përdorur si një kurë funksionale për HIV-in.

Pacientja mori një transplant të gjakut të kordonit umbilikal, si pjesë e trajtimit të saj të kancerit,  që atëherë nuk ka pasur nevojë të marrë terapinë antiretrovirale të nevojshme për trajtimin e HIV.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy