Llabani: Gazetarët e kronikës nuk janë investigativë, jam kërcënuar 2-3 herë prej punës

Llabani: Gazetarët e kronikës nuk janë investigativë, jam kërcënuar 2-3 herë prej punës

Gazetarja Anduena Llabani, thotë se të qenit gazetare kronike të bën protagoniste të asaj që transmeton.

Ajo tregon se nuk e ka kërkuar këtë punë, por se është gjendur në këtë punë dhe ka punuar shumë.

Duke dhënë detaje nga jeta e saj profesionale në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ajo ka kujtuar edhe faktin se ka punuar falas, por shprehet se këtë profesion e do.

“Në fillimet e mia në gazetë punoja gratis, nuk më paguanin, mundohesha të mësoja punën. Pata fatin se është dhe me fat. Ti mund të bësh shumë, mund të lodhesh shumë por nuk ke ekranin e duhur për ta transmetuar këtë gjë. Mund ti bësh të gjitha, por mund të mos jesh tek ngjarjet që kanë ndikim tek publiku. Unë kam qenë tek ato ngjarje! Dhe të përcjellit pastër dhe bukur, besoj se është çelësi i suksesit. Gazetarët e kronikës kanë marrë një emër tjetër, investigues. Nuk e meritojnë, nuk ka investigim të mirëfilltë në Shqipëri. Kërkon shumë profesionalizëm dhe mbi të gjitha bën një punë në 10 vjet. Të mbulosh një sektor të tillë, ti prek shumë interesa dhe shënon emrin e dikujt që mund të ngelet aty dhe mund ti prishë shumë punë në të ardhmen. Por sot gjërat kanë ndryshuar, në jetën time mund të jem kërcënuar 2-3 herë. Kërcënime nga individë me precedentë penalë, të cilët janë gjykuar dhe liruar më pas. Flas për vitet 2000, kur ishin bandat e para. Ti e kishe kokën në trastë dhe askush nuk të mbronte”.

Ajo shtoi se ka kolegë dhe kolege që thonë emra, mbiemra, detaje dhe kur vjen puna vijnë në gjykatë dhe prokurori sikur asgjë s'i shqetëson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy