OBSH u shpall “luftë” yndyrnave trans, paketë udhëzimesh për qeveritë botërore

OBSH u shpall “luftë” yndyrnave trans, paketë udhëzimesh për qeveritë botërore

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka shpallur “luftë” yndyrnave trans, të cilat janë të pranishme te margarina dhe ushqimet e skuqura, të cilat shihen si “fajtore” për rreth 500 mijë raste vdekjesh çdo vit në botë, për shkak të sëmundjeve që lidhen me zemrën dhe enët e gjakut. OBSH-ja ka lançuar strategjinë “Replace” me një seri aksionesh që synojnë të ndalojnë përdorimin e këtyre përbërësve në produktet industriale.

Yndyrnat industriale trans gjenden në produkte si margarina apo gjalpi i përpunuar. Ato përdoren shpesh në prodhimin e ëmbëlsirave apo ushqimeve të kripura që ne i konsumojmë shpesh mes vakteve. Këto lloj yndyrnash kanë jetëgjatësi më të madhe se të tjerat dhe kjo është arsyeja pse përdoren më shumë.

Por drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanim Ghebreyesus, thotë se yndyrna të shëndetshme mund të përdoren, pa ndikuar në rritjen e çmimit të produkteve.

“OBSH u kërkon qeverive të përdorin fushatat “Replace” për të eliminuar këto substance nga ushqimi. Zbatimi i udhëzimeve të fushatave tona do të përfaqësonte një fitore të madhe në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare”, thotë ai.

Udhëzimet e OBSH-së parashikojnë se jo më shumë se 1% e kalorive që pasqyrohen në tabelën e ambalazhit të produktit ta kenë origjinën te yndyrnat trans. OSH thotë se një dietë e pasur me këto lloj yndyrnash e rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake me 21% dhe atë të vdekjes me 28%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy