Disa linja ajrore kanë njoftuar se po pezullojnë fluturimet drejt qyteteve ruse, vendime që vijnë pasi ekspertët dhe Uashingtoni thanë se rrëzimi këtë javë i një avioni të Azerbajxhani Airlines mund të jetë shkaktuar nga një raketë anti-ajrore ruse.

Kompania kombëtare e Turkmenistanit, Turkmenistan Airlines, njoftoi këtë të shtunë se fluturimet e rregullta Ashkhabad-Moskë-Ashkhabad janë anuluar nga data 30.12.2024 deri më 31.01.2025 , pa dhënë shpjegime.
Flydubai, nga ana e saj, tha se po anulonte fluturimet e saj midis Dubait dhe qyteteve jugore ruse të Mineralnye Vody dhe Soçit, të planifikuara midis 27 dhjetorit dhe 3 janarit.
Kompania kazake Qazaq Air ka pezulluar fluturimet e saj për në Yekaterinburg në Urale deri në fund të janarit. Ata ndjekin gjurmët e kompanisë izraelite El Al, e cila tregoi të enjten se po pezullonte fluturimet e saj drejt Rusisë për një javë për shkak të situatës “në hapësirën ajrore ruse” .



