MCN TV ka siguruar një video tjetër që hedh dritë mbi dinamikën e arratisjes së bujshme të të burgosurit Altin Ndoci.
Pamjet tregojnë se ai mbërrin në ambientet e spitalit jo me mjet transporti të sigurisë së lartë, siç përdoret zakonisht nga shërbimet e burgjeve, por me një ambulancë.
Në video shihet se fillimisht nga ambulanca zbret një punonjës policie, e më pas Altin Ndoci.
Të dy bëjnë disa hapa me ecje të lirë, ndërsa pak çaste më vonë u bashkohet edhe një polic tjetër, i cili ecën disa hapa pas tyre.
Sipas pamjeve, Altin Ndoci lëviz lirshëm dhe nuk duket të jetë i prangosur, ndërsa shoqërohet me një nivel të ulët vigjilence sigurie gjatë hyrjes në spital.



