SHBA-ja ka vendosur një rekord të ri viktimash si pasojë e Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë rregjistruar mbi 3000 të vdekur dhe më shumë se 220 000 raste të reja infektimesh.
Sipas Universitetit Johns Hopkins,këto shifra shënojnë një rekord të ri në Shtetet e Bashkuara.
Rritja e infektimeve dhe e viktimave u paralajmëra nga autoritetet shëndetësore pas lëvizjes së miliona amerikanëve për Ditën e Falenderimeve.
Kalifornia, rajonet e të cilës janë rikufizuar në fillim të javës, ka regjistruar vetëm ajo më shumë se 30 000 raste me COVID-19, një rekord për një shtet në një ditë, sipas Covid Tracking Project.
Numri i pacientëve të shtruar në spitale në SHBA për shkak të COVID-19 vazhdon të thyeje rekorde, më shumë se 106 000 persona gjatë 24 orëve të fundit.



