Integrimi/ Borrell dhe Blinken: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, çelësi për qëndrueshmërinë e Europës

Integrimi/ Borrell dhe Blinken: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, çelësi për qëndrueshmërinë e Europës

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dalin me deklaratë të përbashkët, lidhur me procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në deklaratë thuhet se në këtë moment kritik të historisë europiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, "avancimi i rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit europian".

Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE. Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy