Prokuroria urdhër Dhomës së Noterëve: Njoftoni policinë nëse paraqitet tek ju ish kryebashkiaku Kajmaku

Prokuroria urdhër Dhomës së Noterëve: Njoftoni policinë nëse paraqitet tek ju ish kryebashkiaku Kajmaku

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Dhomës së Noterisë, përmes së cilës i kërkon të raportojë çdo lëvizje të ish-kryebashkiakut, sepse për prokurë atij do i duhet të paraqitet pranë noterëve.

Noterët duhet të njoftojnë Prokurorinë nëse paraqitet Agim Kajmaku. Në rast të kundërt, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore’, thuhet në shkresën për Dhomën e Noterisë.

Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyravetë noterisë në vend dhe mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është shpallur në kërkim pas urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e tij, sespe kishte fshehur dënimin në Greqi, në formularin e dekriminalizimit.

Kujtojmë se ,nga arratia Kajmaku ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar masën ''arrest me burg''.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy