Vdekja e dyfishtë e 32-vjeçarit/ Hoxha: Raporti i Mjekësisë Ligjore nuk del kaq shpejt, Policia deshi ta heq ngarkesën e “fajit” nga supet

Vdekja e dyfishtë e 32-vjeçarit/ Hoxha: Raporti i Mjekësisë Ligjore nuk del kaq shpejt, Policia deshi ta heq ngarkesën e “fajit” nga supet

Një ndjekje nga policia para mesnatës kanë qenë momentet e fundit të jetës së një 32-vjeçari në Tiranë.

I riu ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertizave.

Gazetari Artan Hoxha, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, tha se raporti i Mjekësisë Ligjore, ende nuk ka dal ndërkohë që policia nxitoi të thotë se i riu kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia.

Sipas Hoxhës, ekspertiza nuk ka shanse të dal kaq shpejt, dhe se policia deshi të heq dozën e fajit nga vetja.

Deklaratat e policisë nuk i besoj sepse ata kur shkruajnë komunikatat janë aq të pakujdesshëm, sa që kur shkruajnë komunikatën e dytë, nuk shohin si e kanë shkruar të parën.

Raporti i Mjekësisë Ligjore, nuk del kaq shpejt, sepse ka nevojë të bëhen analiza të hollësishme, për është nxituar policia dhe përpjekja për ta hequr ngarkesën e akuzën ndaj vetes, duke patur edhe presionin e opozitës mbi supe.

Raporti nuk ka dal deri tani, sepse nuk është kohë e mjaftueshme që te jepet një rezultat përfundimtar për te parë nëse ka gëlltitur këtë element kimik që mund të ketë përdorur.

Raporti i mjekësisë ligjore nuk ka dalë akoma. Raport që do të zbulonte se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e këtij të riu.

Aludohet që ai të ketë gëlltitur një dozë, ajo mbështjellëse që i është gjetur në stomak, sipas tyre, pretendohet se mabnte një gramë kokainë. Se dozat kanë lëvozur që nga ajo koha që punonim me Çanin. Sot dozat janë në 0.3 dhe 0.6. Një dozë e tillë kushton 100 mijë lekë në Tiranë.

Nëse ajo i ka plasur në stomak, i rrezikon jetën. Në Kolumbi, kur gjenin vajza me ngarkesë droge në stomak, nuk bëhej asnjë veprim me to, çoheshin direkt në spital se po t'i plaste, vdisnin.

Ky nëse ka vrapuar 200 metra mund ta hidhte dozën, nuk kishte përse ta gëlltiste. Pse duhet ta bënte këtë gjë? Pastaj vijmë tek policia, që për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e viktimës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy