Përplasjet Thaçi-Kurti/ Ambasadorët e Quintit: Institucionet ta kenë prioritet luftën kundër koronavirusit, e jo politikën

Përplasjet Thaçi-Kurti/ Ambasadorët e Quintit: Institucionet ta kenë prioritet luftën kundër koronavirusit, e jo politikën

Pesë ambasadat e vendeve të fuqishme aleate në Kosovë (Quint), iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Kjo thirrje është bërë në deklaratën e përbashket e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, e cila u është shpërndarë medieve.

“Në këtë periudhë të vështirë, i thërrasim të gjithë liderët institucionalë dhe politikë që të fokusohen tek COVID-19, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre përmes Kushtetutës”.

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

Këto shtete theksojnë se shtetet e tyre kanë ndërmarrë që të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë aspekt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy