
Vijon zjarri në malin e Çikës, ku pasditen e sotme flakët kanë zbritur edhe më poshtë duke ju afruar fshatit Dhërmi, raporton korrespondenti i MCN TV.
Si pasojë e tymit që ka përfshirë zonën pushuesit janë larguar nga plazhi, pasi era që fryn nga jugu tymin e ka drejtuar në plazh, ku ka pasur shumë pushues.
Ndërkohë që në orët e para të ditës dhe në vijim janë zjarrfikësit e Himarës që qëndrojnë nga zona e fshatit Dhërmi për ta mbajtur në kontroll zjarrin, ndërkohë që punonjësit e ADZM po operojnë nga fshati Palasë.
Nga dita e djeshme dhe deri tani në malin e Çikës janë djegur disa ha me shkurre dhe pemë ( trungje) të thata në një vijë prej 3 km.
Mësohet se ditën e nesërme në orët e para do të ndërhyhet me ushtarë të FA, ku sipas prefekturës së Vlorës do të jenë 60 ushtarë.



