Grupi i vendeve G7 po përgatitet të paralajmërojë presidentin rus Vladimir Putin nëse përdor armët kimike ose bërthamore në Ukrainë.
Ky përfundim del nga drafti i deklaratës përfundimtare për shtyp që do të mbahet në takim, raporton agjencia Bloomberg.
Udhëheqësit e shtatë vendeve zotohen të vazhdojnë të imponojnë "pasoja të rënda" ndaj Rusisë me zbatimin e sanksioneve të vendosura tashmë dhe janë të gatshëm të marrin masa të mëtejshme.



