A tentoi Policia të fshehë arrestimin e biznesmenit në Elbasan? Flet zv.ministri

A tentoi Policia të fshehë arrestimin e biznesmenit në Elbasan? Flet zv.ministri

Në lidhje me akuzat e opozitës ka reaguar sot edhe zv.ministri i Brendshëm, ​Julian Hodaj.

Hodaj, në News 24 hodhi poshtë akuzat e opozitës se policia e Elbasanit kishte tentuar të fshihte arrestimin e biznesmenit O.S që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, e që më pas rezultoi se udhëtonte me 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri. 

"Faktet janë aty, ky shtetas u ndalua nga policia e shtetit se nuk iu bind urdhrit të policisë, u kontrollua makina, u konstatuan paratë dhe u informua prokurori. Kush e njeh pak Kodin e Procedurës Penale e di që është prokurori ai që merret me këtë. Çdo gjë është e dokumentuar, prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj”,- tha ai


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy