Pedagogia Nora Malaj, ishte e ftuara e sotme në “Zgjohu me MCN”, në një rrëfim të ndjerë për jetën dhe punën e saj ndër vite.

Për shikuesit e programit të mëngjesit, ajo përcolli mesazhin dhe perceptimet mbi jetën në një dekadë të re, teksa sapo ka festuar 60 vjetorin e lindjes.
Momenti më i bukur kur bëra 60, ishte një moment mes realitetit dhe ireales. Momenti kur studentet e mia më uruan atë ditë dhe nuk e prisja të më uronin me aq dashuri dhe vlerësim dhe te kuptosh se kur je mes tyre ti ndjehesh më e re. Më shumë atë ditë që gëzonte ishte ime mbesë që mezi priste t’ia bënte nënës festën.
Ndërkohë nga ana tjetër ke kuptuar se në rrugëtimin tënd prej 60 vitesh, ki ke kuptuar se ke një qasje tjetër luksi për jetën. Nëse dikur më përpara je ndjerë shumë e emocionuar tani je e vlerësuar për vitet që ke kaluar. Ndërkohë ke bërë një analizë të të mirave dhe sfidave që ke kaluar dhe ndërkohë ke kuptuar që ti ja del edhe në situata të vështira, edhe kur ndonjëherë të marrim dhe të kapin peng p.sh., të rrjetet sociale, dhe duan të të ngacmojnë edhe të të mërzisin.
Unë i dua njeriut atë anë të ndritshme dhe anën e errët të mos ja marre si inat, mllef dhe mërzit, Nuk e është e vërtet që nuk kam njerëz që nuk kam simpati të madhe dhe është mëse normale të mos kesh simpati për të gjithë, nuk jam shenjtore, por mendoj se njerëzit e kane personalisht me mua, siç nuk e kanë me ju., inatin e shfaqin se duan të thonë diçka por unë nuk e fus në sistemin e mërzitjes.
Pedagogia Malaj, thotë se raportet sociale me njerëzit kanë më shumë vlerë sesa raportet materiale, të cilat i konsideron kalimtare në jetë.
Padyshim se kam pengje, kam vetëm një djalë dhe do doja që të kisha 2-3 fëmijë, se kam kuptuar në këtë moshë që mbesa të kishte xhaxha e hallë dhe ka vetëm një dajë. Në fund të ditës ti kupton se raportet sociale kanë më shumë vlerës se gjithçka tjetër. Raportet materiale janë kalimtare dhe raporti emocional social, nuk ka vlerë për tu matur, gjithçka që ne kemi nevojë.
Janë ca sfida në jete që të sfidojnë me atë që quhet koha, është mospasja e kohës për të arritur disa gjëra, që kur vijmë në këtë jetë askush nuk qesh, dhe si e tillë ti thua kjo është bota dhe me padijen tënde ti tmerrohesh, dhe kur ikën nga kjo botë mendon sa herë je trishtuar, ke harxhuar energji, ke kaluar stres. Pra, këto janë të gjitha pengje, që kur fillon një moshë madhore në hyrjen e ciklit të tretë dhe rrugëton me logjikë dhe emocion, atëherë ti kupton se jetën tënde e ke bërë si destinë e fatit tënd.



