Gjykata e Lartë holandeze ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri, biznesmenit të dënuar me burgim të përjetshëm në vendin tonë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Vendimi i bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare për ekstradimet, rrëzoi kërkesën e bërë nga Arben Frroku për të qëndruar në Holandë me argumentin se në Shqipëri i është bërë gjyq politik. Kështu, gati një vit nga arrestimi i tij në Holandë, vendimi u dha në favor të palës shqiptare që kërkonte ekstradimin e tij.
Arben Frroku u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm në shkurt ë vitit 2013, të shefit të komisariatit të Kombinatit në Tiranë. Frroku mundi të dilte jashtë Shqipërisë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm në prill të vitit 2015, dhe ai shfrytëzoi lirinë deri në marrjen e vendimit nga Apeli në muajin qershor, për tu arratisur nga Shqipëria vetëm 6 ditë para vendimit që e dënoi me burg përjetë.
Pas vendimit të Apelit Frroku u shpall në kërkim ndërkombëtar, ku u arrestua në Holandë me pasaportë greke, me emrin Renato Tsepa. Ai u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve që autoritetet shqiptare i dërguan partnerëve holandezë.
Pak javë më parë edhe vëllai i Arben Frrokut, ish-deputeti Mark Frroku është dënuar me 7.6 vite burg dhe ndodhet në qeli për akuzën e pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm.



