Italia është goditur mbrëmë nga një tërmet me magnitudë 4 ballë. Lëkundjet janë ndier në zonën e Ischia-s rreth orës 20:57, duke goditur ishullin dhe brigjet.
Ndërkaq raportohet se nga tërmeti kanë vdekur 2 gra dhe janë plagosur 7 persona të tjerë.
Sipas mediave italiane, tërmeti ka shkaktuar dëme në veri të vendit dhe në komunën Casamicciola, ndërsa në sheshin Maio është shembur një ndërtesë.
Nga lëkundjet e forta është shkatërruar kisha e Purgatorit.
Nga të dhënat e para raportohet edhe për persona të humbur.
Mediat vijojnë më tej duke thënë se shumë hotele janë të izoluara.



