Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka reaguar pas raportimeve për lëndimin e disa gazetarëve gjatë protestës së sotme.
Përmes një deklarate, Krasniqi ka shprehur shqetësimin për incidentet e raportuara, ndërsa ka bërë të ditur se pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë është informuar se gazetarët e lënduar nuk ndodhen më në ambiente spitalore.
“Me shqetësim kam ndjekur raportimet për lëndimin e gazetareve dhe gazetarëve dhe vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet e medias gjatë raportimit nga protesta e sotme në Tiranë. Pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u informova se kolegët e lënduar nuk ndodhen më në ambiente spitalore”
Në përfundim, Krasniqi i bënë thirrje policisë që të garantojë sigurinë e mediave.



