
Një gjysh i çuditshëm me demencë.
Kështu e përshkroi Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, presidentin amerikan Joe Biden në një postim në Telegram.
Rusia nuk mund të mbahet përgjegjëse për faktin se amerikanët zgjodhën një gjysh të çuditshëm me demencë si president.
Më pas Medvedev i quajti liderët evropianë të çmendur të cilët do të vuajnë shumë ftohtë në shtëpinë e tyre këtë dimër.
Medvedev më pas deklaroi se BE-ja ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin dhe po i detyron ukrainasit fatkeq të sakrifikojnë jetën e tyre për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.



