Punimet për resortin nën mbrojtje policore/ Përplasjet në Velipojë, arrestohet një banor i Rrjollit (VIDEO)

Punimet për resortin nën mbrojtje policore/ Përplasjet në Velipojë, arrestohet një banor i Rrjollit (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Prekë Molla, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, banorët të Rrjollit, të cilët protestojnë prej rreth 20 ditësh, pasi pretendojnë se u janë grabitur pronat në vendin ku aktualisht ka nisur ndërtimi i resortit “Blue Borgo” nga kompania Gener 2 në Velipojë.

 

Sipas autoriteteve policore, gjatë protestës së të shtunës, Prekë Molla dhe pesë shtetasit e shpallur në kërkim kanë goditur një punonjës të firmës Gener 2, kanë kanosur për shkak të detyrës një efektive policie, si dhe kanë nxitur akte dhune duke dëmtuar dhe thyer xhamat e disa makinerive të firmës.

 

Ndërkohë, edhe këtë të dielë banorët dolën në protestë pranë kantierit të ndërtimit, ku sërish u përballën me forca të shumta policore dhe nuk arritën dot qëllimin që të ndalonin punimet.

 

Në mbështetje të banorëve të Rrjollit, në protestë mori pjesë edhe një grup qytetarësh nga qytete të tjera, të cilët shprehën shqetësimin se grabitja e pronave në favor të oligarkëve po ndodh në të gjithë vendin.

 

Banorët i bënë thirrje drejtësisë për të ndërmarrë veprime dhe paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një dakordësie mes palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy