Karamuço: Policia e Shtetit ka dështuar me call center, të hetohet roli i secilit (VIDEO)

Karamuço: Policia e Shtetit ka dështuar me call center, të hetohet roli i secilit (VIDEO)

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço ngre pikëpyetje se pse po bëhen arrestime tani për skemën e mashtrimit me call center.

Në studion e MCN Live ai ngriti pikëpyetje se pse kujtohen tani për këtë skemë në call center, për të ngritur qepenat.

A është kjo një skemë mashtrimi ndërkombëtare, ku ne cenojmë rëndë relatat që kemi me një shtet tjetër, sepse cenohet një shtet tjetër. Duhen masa paraprake, dhe jo post faktum, në këtë rast Policia e Shtetit duhet ti kishte paraprirë të gjitha situatave, në këtë rast Policia e Shtetit ka dështuar. Duhet të gjejmë përgjegjësi individuale kush mbulon zonat, të mos vihen nën akuzë vetëm punonjësit e call center, por edhe kush ka pasur përgjegjësinë për parandalimin. Dhe nëse e dinin pse nuk ka filluar hetimi më parë, duhet hetuar roli i secilit. Duhet hetuar objekti i veprimtarisë së institucionit, kush është dhe a realizohet siç është deklaruar në QKB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy