Kanoste familjen se do t’i vriste me sëpatë/ Arrestohet në flagrancë  46-vjeçari në Tiranë

Kanoste familjen se do t’i vriste me sëpatë/ Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës bën të ditur se Komisariati i Policisë Nr. 3, ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. 

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Mark Bajraktari", një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.  

Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.        

 Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy