Meta: Reforma në drejtësi nuk është sukses (VIDEO)

Meta: Reforma në drejtësi nuk është sukses (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta e cilëson të pasuksesshme reformën në drejtësi, përsa kohë vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

“Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështjeje. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t’ju them që po të ishte një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka një histori pozitive”, tha Meta.

Kreu i shtetit ka komentuar edhe krizën politike në vend, duke e cilësuar të papranueshëm vendimin e PD-së dhe LSI-së për të lënë mandatet.    

“Kemi krizë serioze në Shqipëri, të cilës nuk mund t’i shmangemi.  Pas vendi pësoi ’97-n për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve të Komisionit të Venecias sepse u nxor mësim nga ’97-a. Në 2008, për dy ditë një kushtetutë e bërë me sakrifica ia hoqëm të gjitha pika dhe kaluam nga një sistem parlamentar, kemi kaluar në një sistem të mbyllur partiak. Parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet”, tha ai. 

Meta i bëri këto komente në konferencën me temë: "Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik".

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy