Nazarko: Rama ka në dorë vetëm misterin e emrit, Presidenti vepër e faktorit ndërkombëtar (VIDEO)

Nazarko: Rama ka në dorë vetëm misterin e emrit, Presidenti vepër e faktorit ndërkombëtar (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live duke komentuar për zgjedhjen e Presidentit të ri, deklaroi se nga emrat e përfolur ditët e fundit është më shumë për Ardian Dvoranin.

Ai tha se duke qenë një njeri i ligjit dhe i ardhur nga radhët e drejtësisë do ishte fillimi i një shteti që sheh punët e veta me seriozitet.

Sipas Nazarkos të huajt duke i ditur punët e klasës sonë politike të çoroditur besoj se me marrëveshje e kanë përcaktuar presidentin dhe kjo që shohim ne është ajo pjesa sipër që nuk i shërben asnjë njeriu.

Unë personalisht do votoja Dvoranin për president sepse është njeri i ligjit dhe duhet të jemi të gëzuar. Dvorani do ishte fillimi i një shteti që sheh punët e veta me seriozitet. Me Dvoranin fillojnë shenjat për ruajtjen e një shteti shqiptar sepse përmes SPAK dhe një presidenti serioz po vemi drejt një shteti normal. Ardhja e presidentit nga radhët e drejtësisë do të thotë se kjo klasë politike do të shkojë drejt fundit të saj përmes drejtësisë. Jemi në një shtet që gjendet në një gjendje shumë të rrezikshme, nuk ka grupe të mëdha shoqërore mbështetëse, pra është një shtet që e merr era sa andej-këtej dhe fati që Shqipëria ka aleat që u intereson ky shtet, dukety se është fillimi i një rruge të mbarë. Ky shtet prej 30 vitesh është magazinë e stërmadhe që nuk mund të ruhet nga rojtarë, është në momente rreziku, nuk ka grupe mbështetëse. Rama ka në dorë misterin për të treguar emrin sot në darkë, por mendoj se presidenti më shumë është rekomandim i të mëdhenjve.

Më tej ai deklaroi se nëse do ishte në dorën e Ramës Presidenti me siguri që do të zgjidhte një njeri që nuk i prekeshin interesat e veta, por sipas Nazarkos me shumë mundësi emri i presidentit mund të jetë një marrëveshje e faktorit ndërkombëtar.

Po të ishte në dorën e Ramës presidenti do ishte një njeri që nuk i shkaktonte atij përplasje, prandaj më shumë mendoj se është në dorën e ndërkombëtarëve dhe ajo që ne shohim është thjesht një estradë. Besoj se është një marrëveshje e heshtur e faktorin ndërkombëtar dhe po të jetë kjo ne duhet të jemi të gëzuar se pavarësisht estradave për presidentin duhet të gëzohemi sepse mund të jetë vepër e faktorit ndërkombëtar dhe e opozitën dhe pozitës së vendit. Të huajt duke i ditur punët e klasës sonë politike të çoroditur besoj se me marrëveshje e kanë përcaktuar presidentin dhe kjo që shohim ne është ajo pjesa sipër që nuk i shërben asnjë njeriu. Ajo shërben si pasarelë që Balla të thotë një gjë më të bukur, apo alibeaj dhe vetë Rama.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy