Hafizi: Arsyet pse ikëm nga PS-ja me Blushin

Hafizi: Arsyet pse ikëm nga PS-ja me Blushin

Bashkëthemeluesja e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi ka qenë e ftuar në “Studio e Hapur” ku tema e diskutimit ishte “Individi, përballë kryetarit në politikë”.

Ajo ka treguar arsyet që e shtynë në krijimin e partisë së re dhe ndarjes nga Partia Socialiste.

Hafizi u shpreh se mungesa e demokracisë dhe thyerja një nga një e rregullave brenda për brenda partisë, ishin motivet kryesore që e çuan atë dhe ish-deputetin e PS-së, Blushi, të reagonin duke hapur një parti të re.

Sipas Mimoza Hafizit, LIBRA nuk do të trashëgojë asnjë cilësi të partive të vjetra.

“Partitë e reja që po krijohen janë shprehje e etjes për demokraci. Pasi këto parti që janë nuk lënë shteg për demokraci brenda partisë. LIBRA si parti e re ka lindur në dy faza: ajo e reaksionit, shkëputje nga PS e dy deputetëve, ne reaguam kundër mungesës së demokracisë. Këto rregulla të shkruara në statutin e PS, u thyen një nga një. Ne kishim një betejë konkrete. Kjo ishte faza e parë. Kur ne e pamë dhe e treguam para të gjithëve se brenda PS nuk kishte shpresë funksionimi, u shkëputëm nga kjo parti dhe lindi LIBRA që inspiron të mos trashëgojë asnjë cilësi të këtyre partive të vjetra”, deklaroi Hafizi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy