Avokati Dorjan Matlija në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për lirimin e Saimir Tahirit nga burgu u shpreh se nuk kemi të bëjmë me ndonjë shkelje ligji.
Ai tha se sëmundja e bashkëshortes së Tahirit u vlerësua nga katër ekspertë dhe se në këtë rast ligji po mbron fëmijët dhe jo vetë Tahirin.
Në këtë rast nuk ka shkelje të ligjit. Ka patur më pak se 2 vite burg për të vuajtur, ka patur fëmijë të mitur nën 10 vjeç, që është kriter ligjor dhe pjesa tjetër që vërtetohet është se sa e paaftë ishte nëna e fëmijëve të tij. Po të dalë e paaftë nga ekspertiza mjeko-ligjore gjykata është e vendosur në një pozicion që duhet ta japë.
Sipas z. Maks Haxhia kishte patur 4 ekspertë dhe gjykata nuk ka pse të mos i besojë. Nëse ekspertët e kanë ekzagjeruar, gjykata mund të nisë një hetim dhe të shikojë nëse kemi të bëjmë me një ekspertim të rremë, por jo se ka faj gjykata. Ligji parashikon që kjo masë mund edhe të revokohet nesër. Nëse del p.sh, që nëna e fëmijëve është më mirë, ai kthehet prapë në burg. Ai nen mund të përdoret dhe është më lehtë për rastin e z. Tahiri se për dikë që po vdes në burg, sepse në rastin e Tahirit bëhet për hir të fëmijëve, jo të tij. Pra qëllimi i ligjit është të mbrojë fëmijën, kurse ai që vuan nga një sëmundje në burg, lirohet kur burgu nuk i ofron një shërbim të tillë



