Spanja është zyrtarisht kampione e Europës. Iberikët triumfuan në finalen e madhe të Euro 2024, ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta nisi me gol. Williams kaloi në avantazh spanjollët në minutën e 47-të, ndërsa në të 73-ën, Palmer barazoi shifrat.
Në minutën e 87-të, ishte Oyarzabal, që shënoi golin e fitores për Spanjën, pas një pasimi të marrë nga Cucurella.
Sukses historik për Spanjën, që fiton Europianin për herë të katërt në histori, si asnjë kombëtare tjetër.



