Gjatë intervistës për televizionin grek “Skai”, kryeministri Rama është pyetur rreth mundësisë së vendosjes së vetos së Greqisë në procesin e integrimit në BE. Rama u përgjigj se nuk ka asnjë arsye për një veprim të tillë. “Nuk mendoj se kjo është e mençur për t’u menduar. Veto për çfarë? Veto për ndërtesa pa leje? Veto sepse po flasim me vendosmëri për të zgjidhur disa çështje? Jemi në të drejtën tonë”, tha Rama.
Ndërsa për marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama tha se ka ardhur koha për të zgjidhur problemet e diskutueshme. “Nëse i sheh në tablonë e madhe, janë marrëdhënie shumë të rëndësishme. Por, na duhet të zbresim në tablonë e vogël ku kemi disa çështje për të zgjidhur. interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se këto çështje”, tha ai.



