Astrazeneca, asnjë person me mpiksje gjaku/ Kuli: Stabilizohet gjendja e 4 fëmijëve me Covid

Astrazeneca, asnjë person me mpiksje gjaku/ Kuli: Stabilizohet gjendja e 4 fëmijëve me Covid

Edhe pse nuk ka patur raste të mpiksjes së gjakut pas injektimit me vaksinën AstraZeneca në Shqipëri ekspertët janë duke trajtuar rastet e shenjave që janë shkaktuar pas marrjes së kësaj vaksine.

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore, Gjeorgjina Kuli tha se deri më tani nuk ka asnjë rast me efekte anësore, por vetëm dhimbje në vendin e injektimit, temperaturë dhe efekte minimale.

Mjekja pediatre thotë se situata paraqitet e stabilizuar te fëmijët me Covid 19, ku janë të shtruar 4 fëmijë, ndërsa shton se tani po qarkullojnë viroza të fëmijët por pa probleme shqetësuese.

Kuli sqaron se situata epidemiologjike duhet të mbahet nën kontroll në këtë ditë që ka patur më shumë grumbullime masive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy