Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
Analistja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se pasuritë e sekuestruara ditën e djeshme nuk i përkasin direkt familjes së Oltion Bistrit, por kushërinjve të dytë dhe të tretë dhe për këtë arsye ata do të duhet të justifikojnë burimin e të ardhurave.
Duke vijuar më tej, Llabani theksoi se SPAK ka indicie dhe hije dyshime përderisa ka ndëmarrë veprime të tilla.
Në rastin e djeshëm bëhet fjalë për prona të patundshme që i përkasin familjen të brezit të dytë dhe të tretë të kushërinjve. Nuk janë direkt në emër të familjes së Bistrit. Pretendimi është se dhe familjarët, fisi duhet të justifikojnë burimin e të ardhurave që ka vendosur këtë pasuri. Sigurisht SPAK ka indicie. Fakti që ka shkruar tek fisi tregon se mund të ketë hije dyshime se mund të jenë pasuri të Bistrit. Nëse vërtetohet do të konfiskohet. SPAK ka filluar një hetim pasuror për të gjithë zyrtarët e lartë që kanë përfundua në SPAK të marrë si të pandehur të dyshuar. Është e dyshimtë karriera e Bistrit. E ka veshur uniformë pas 2015 dhe për një pjesë të pasurive, pasuritë më të shumta janë deklaruar në ILKPD. Janë pasuri që ai ka pasur detyrim që t’i deklarojë në institucionet e ngritur. Ka qenë një raport që ai e ka bërë në kohë. Bistri nuk është as i pari as i fundit punonjës policie i pasur. Kemi shumë të tjerë që kanë shtëpi në mes të Parisi dhe janë të rangut më poshtë se Bistri.



