
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ish-ministri Arben Malaj tha se në mënyrë që me Sazanin të mos përsëritet ajo që ndodhi në Sarandë, hapi i parë është shqyrtimi nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Malaj tha se dy çështjet kryesore lidhen me raportin e ndërtimit të ri me natyrën dhe sa transparent do të jetë procesi.
Probleme që kanë investime të kësaj natyre janë raporti me natyrën dhe procesi i transparencës. Procesi i përzgjedhjes ka dy element kryesorë: e para ka të bëjë me eksperiencën e menaxhimit të fondeve dhe garancia për burimet financiare. Është mirë që hapi i parë të nisë nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Është një aset, duhet të dalë nga strategjia. Të mos përsëritet ajo që ndodhi me Sarandën. Mund të nisë sot dhe mbaron pas x vitesh dhe e mban të bllokuar atë projekt.



