Ministri i Mbrojtjes i Polonisë deklaroi të enjten se vendi i tij po forcon barrierën metalike përgjatë kufirit me Bjellorusinë për të penguar migrimin e paligjshëm.
“Ne jemi duke rregulluar pengesën në kufirin polako-bjellorus, po e forcojmë këtë pengesë”, tha Wladyslaw Kosiniak-Kamysz në Radio Zet.
“Shpenzimet për këto qëllime janë më të lartat në historinë e Polonisë.
Kosiniak-Kamysz tha se prania e shtuar e forcave ushtarake polake dhe aleate në zonat afër kufirit po ndihmon në shtrëngimin e kufirit lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Kjo prani është rritur që nga agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022.
Ai foli në favor të ndërtimit të një linje bunkerësh mbrojtës, llogore dhe kanalesh mbrojtëse nga Polonia përgjatë atij kufiri dhe atij me enklavën ruse të Kaliningradit, hapa që shtetet baltike i kanë ndërmarrë tashmë.
Polonia thotë se u orkestrua një valë masive e migrimit të paligjshëm nga Bjellorusia, veçanërisht në vitin 2022, si dhe nga Rusia për të destabilizuar Poloninë, një aleat i Ukrainës, dhe Bashkimin Evropian.
Fluksi u frenua kryesisht nga barriera metalike që Polonia përfundoi vitin e kaluar, por disa kalime të paligjshme vazhdojnë ende.



