
Përfundon me humbje për ekipin tonë miqësorja me kombëtaren e Italisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u përmbyll me rezultatin 1-3 në favor të ekipit mik.
Në pjesën e parë ishte Ardian Ismajli, i cili pas një krosimi nga e djathta, gjuajti bukur, duke e ndalur topin në rrjetë në minutën e 16-të, për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Gjithsesi ky avantazh zgjati pak, pasi 4 minuta më vonë Di Lorenzo vendosi baraspeshën.
Në minutën e 25-të, erdhi edhe goli i përmbysjes për Italinë, me Grafin që shënon pasi nuk mbulohet në zonë.



