Tatimi i profesionistëve të lirë, Zepishta: Çdo gjë do shtrenjtohet, qytetari do konsumojë më pak

Tatimi i profesionistëve të lirë, Zepishta: Çdo gjë do shtrenjtohet, qytetari do konsumojë më pak

Përfaqësuesi i Shoqatës së Profesionistëve të Lirë, Igli Zepishta, thotë se ligji për tatimin e profesionistëve të lirë ka qenë në fazë diskutimi prej më se dy vitesh, por se u shty për efekt të krizave të cilat kaluam.

Nga studio e MCN Econonmy, ai deklaroi se nuk ishim gati dhe erdhi momenti që sot jemi para faktit të kryer dhe se që nga janari profesionet e lira janë objekt i zbatimit të ligjit.

Sipas tij, edhe në Europë një pjesë e profesioneve të lira taksohen, por më shumë rëndësi ka pjesa e shumës që fitohet nga këto profesione.

Lista e dalë është jashtë kontekstit që doli në fillim, që është taksimi i profesioneve të lira. Me listën e dalë dje çdo gjë do shtrenjtohet, do shtrenjtohet produkti, por qytetari do fillojë të konsumojë më pak.

Konsumatorët do e ndjejnë këtë tatim që në momentin që subjektet do rifreskojnë listën e re të çmimeve, se deri tani ka qenë një përgjumje se nuk dihej se cilat profesione do të futeshin.

Me daljen e saj do të kuptohet. Grupet e interesit u konsultuan teorikisht, por praktikisht jo.

Se ligji është nisur disa herë, por sugjerimet e ekspertëve nuk u morën parasysh dhe ligji u miratua siç e solli ministria e Financave.

Bëmë disa tentativa me zyrën e Avokatisë dhe shoqatat e kontabilistëve dhe në bashkëpunim me ta u pa e pamundur që ky ligj të goditet në Kushtetuese, atëherë morëm një opinion që është i pagoditshëm.

Mendonim se do e kalonim këtë pjesë, por i kanë qepur të gjithë pikat.

Në relacionin e ministrisë së Financave kur është miratuar ligji, është parashikuar se të ardhurat e mbledhura nga ky taksim është rreth 17 milionë euro në vit, në kushtet ku jemi sot.

Se ne dyshojmë se një pjesë e madhe do mbyllen dhe një pjesë e madhe do kalojnë në informalitet. Mendoj se efekti i këtij ligji do të jetë shumë i vogël.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy