Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live thotë se brenda javës që vjen ish-kryeministri Berisha do të njihet me datën e zhvillimit të seancës dhe me gjyqtarin e ri të çështjes.
Rusta tha gjithashtu se pritet me interes se çfarë do të ndodhë me fatin e dosjes së ish-Presidentit Meta.
Pritet me interes se çfarë do të ndodhë me fatin, e dosjes së ish-Presidentit Ilir Meta.
Pritet që brenda javës që vjen, dosja ndaj ish-kryeministrit Berisha të njohë gjyqtarin e saj dhe datën e zhvillimit të seancës pasi nuk do të jetë më gjyqtarja Irena Gjoka me të cilën kanë pasur shumë përplasje, deri në kërkesën për përjashtimin e saj si të papërshtatshme.



