Xama: Kam parë dokumente faktike që lidhin Veliajn me një njësi të posaçme për lejet e ndërtimit. SPAK refuzon të shqyrtojë provat

Xama: Kam parë dokumente faktike që lidhin Veliajn me një njësi të posaçme për lejet e ndërtimit. SPAK refuzon të shqyrtojë provat

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka diskutuar hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt, duke thënë se ka parë dokumente faktike që e lidhin Veliajn me një njësinë të posaçme që identifikonte çdo leje ndërtimi dhe çdo projekt ndërtimi që hapej në Tiranë.

Sipas Xamës, këto dokumente përshkruajnë mënyrën se si, kur nuk lidhej një akt marrëveshje me kompaninë Integrated Energy, skuadra e Mërtirit dhe Zotos, informonin Bashkinë për të ndjekur ndërtuesit dhe për t’i gjobitur ata.

Sipas saj, SPAK refuzon të shqyrtojë këto prova.

U duk që hetimet e SPAK lidhur me pasurinë e zotit Veliaj ishin intensive që pas kontrolleve të datës 6 dhjetor. Shohim se ka një zbehje. Por unë jam kundër hetimit të individit si emër. Jam gjithmonë pro hetimit të veprave korruptive që sjellin dëme kolosale për buxhetin e taksapaguesve.

Këtu dua të ndalem te inceneratori. Afera me dherat në Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me pronarët de jure dhe de facto, Mërtiri dhe Zoto, e implikon kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve konfidenciale, kam parë dokumenta që e vërtetojnë, ishte ngritur një njësi e posaçme që identifikonte çdo leje ndërtimi dhe çdo gropë pallati që hapej në territorin e Bashkisë së Tiranës. Kur nuk lidhej akt marrëveshje me Integrated Energy, skuadra e Mërtirit dhe Zotos, njoftonin Bashkinë për të shkuar dhe për të gjobitur ndërtuesit.

 Çdo gjë ishte e organizuar, të gjitha fijet të çojnë te kryetari i Bashkisë së Tiranës. U bënë katër vjet. Nuk mund të ndodhte pa një koordinim nga lart. SPAK refuzon të shohë provat dhe të hetojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy