Teliti: Ristani pranoi pa dashje se 37 për qind ka qenë "taksa" e korrupsionit Veliaj në bashki (VIDEO)

Teliti: Ristani pranoi pa dashje se 37 për qind ka qenë "taksa" e korrupsionit Veliaj në bashki (VIDEO)

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkia në Tiranë nga radhët e PD, tha në Mcn Live se kryetarja e komanduar e Bahskisë Tiranë, Ristani, dje pranoi pa dashje se institucioni ka shpenzuar 37 për qind më pak se Veliaj për të njëjtat produkte. 

 

Sipas Telitit kjo tregon se “37 për qind ka qenë taksa e korrupsionit Veliaj”. Duke folur për buxhetin e vitit 2026 Teliti vuri në dukje se 85 për qind e parave shkojnë për paga dhe shpenzime operative, ndërkohë që vazhdojnë pagesat për inceneratorët dhe shpenzimet e luksit. 

 

Kur ke të njëjtën filozofi, strukturë buxhetore, dhe e zbatojnë po të njëjtit njerëz do presësh rezultat të njëjtë. Do ndryshosh të paktën një nga këto komponentë, ose do ndryshosh njerëzit që mos abuzojnë, të mos bëjnë tendera pa garë. 85 për qind e parave të Tiranës shkojnë për paga dhe shpenzime operative. 

 

Dje u miratua buxheti i 2026. 2026-2028 do jetë pothuajse 1,3 miliardë euro, dhe po të shohësh angazhimet që ka marrë Bashkia Tiranë, është sikur ka buxhet 13 miliardë euro. Administrata u fry me 250 për qind. Vitin e ardhshëm kemi 415 milionë euro, do vazhdojnë pagesat për inceneratorët, shpenzimet e luksit. Këto para vijnë me taksa të rritura 2-8 herë. S’ka asnjë parashikim për lehtësim të sipërmarrjes, të fermerit prodhues, zero para. 

 

Kryetarja e komanduar e bashkisë, pranoi pa dashje se gjatë këtij viti në krahasim për 2024-ën, për të njëjtat zëra prokurimesh kam shpenzuar 37 për qind më pak. Automatikisht na lind e drejta të themi që 37 për qind ka qenë taksa e korrupsionit Veliaj. Blihej i njëjti mall, produkt, por 37 për qind më shtrenjtë. 37 për qind e prokurimeve në bashki janë korrupsion. Një vlerësim nga vet kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës.

 

Vitin e ardhshëm parashikohen të mbarten 150 milionë euro. Ajo që propozojmë ne është që paratë ose t’ua kthejmë qytetarëve mbrapsht, ose përmes një pakete fiskale dhe buxhetore, që konsiston në ulje drastike të taksave dhe tarifave. A ka mundësi të ulim taksat e pronave, të ndërtojmë tualete publike, të ndërtojmë dy shkolla dhe dy kopshte shtesë në zonën e Astirit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy