Cani: Takimi i Ramës fushatë elektorale, duhet të takohej me Mitsotakis për problemet e emigrantëve (VIDEO)

Cani: Takimi i Ramës fushatë elektorale, duhet të takohej me Mitsotakis për problemet e emigrantëve (VIDEO)

Arben Cani, kryetar i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar takimin e kryeministrit Rama në Selanik për të cilin u shpreh se nuk ishte aspak patriotik, por dukej më shumë si një fushatë elektorale për PS-në.

Ai tha se nuk ka nevojë për mitingje nëpër stadiume duke bërë propagandë, pasi kryeministri Rama duhet të ulet në një tavolinë me Mitsotakis dhe të zgjidhë problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi që i shoqërojnë prej dekadash.

Takimi i Ramës në Selanik kishte dy qëllime se donte të tregonte të fortin që unë jam dhe nuk pyes për ju, ose ishte takim i pastër elektoral. Arsyeja e parë nuk mund ta quaj një takim patriotik kur kryeministri vjen në Greqi dhe na bënë propagandën e opozitës, kjo bie ndesh me statusin e emigrantëve dhe sot kemi nevojë për një urë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe këtë mesazh e ka dhënë dhe në takimin e muajit maj.

Nuk ishte e nevojshme të vinte dhe të bënte propagandë të kundërshtarit as të shprehesh se kush është qeveria apo drejtësia shqiptare. Ne nuk kemi nevojë për politika dhe premtime politikash, por kemi nevojë për zgjidhjen nga masat shtrënguese që na ka vendosur shteti grek dhe na duhet një urë lidhëse mes dy vendeve. Janë disa çështje që po i kundërshtojmë prej vitesh dhe janë disa pika të rëndësishme, si padrejtësitë me emigrantët, pensionet etj etj që kryeministri nëse do vërtetë të rregullojë gjërat duhet të bëjë një takim kualitativ me Mitsotakis.

Ligji i luftës me Greqinë dhe marrëveshjen e detit janë pika që na shqetësojnë prej vitesh, por ai duhet ti vërë në zbatim dhe jo ti mbajë në sirtar. Kryeministri s’ka pse të përmendi non gratën e Marin maemës por duhet të zgjidhë padrejtësitë dhe racizmin.

I pyetur se çfarë po bëhet për marrëveshjen e pensioneve, ai tha se të dy shtete duket s enuk kanë dëshirë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, ndërsa theksoi se akoma shqiptarët aty vijojnë të jenë me letra të bardha dhe nuk kanë të drejtë të qarkullojnë në vendet e BE-së.

Kjo është një mosmarrëveshje e dy politikave, një mosmarrëveshje e dy shteteve të cilat nuk tregojnë dëshirë për ta zgjidhur. Nëse ulet në tavolinë me kolegun e tij për të zgjidhur këto çështje do jetë ok, sepse nëse vijon me fjalime nëpër stadiume dhe nuk zgjidh asgjë kjo na dëmton ne. Problemi i emigrantëve shqiptarë në Greqi është sepse sot jemi të huaj në Shqipëri dhe shqiptarë në Greqi.

Janë disa probleme serioze që kryeministri duhet ti zgjidhë duke u ulur në tavolinë dhe ti drejtohet BE dhe parlamentit grek për këto shqetësime, sepse pas tre dekadash nuk mban më ujë pilafi. Nuk duhen mitingje nëpër stadiume, por dy shtete duhen ulur në tavolinë dhe të zgjidhin problemet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy