
Bilanci i OSHEE-së për vitin 2017 ka rezultuar negativ, me humbje 1.2 miliardë lekë. Në raportin që kompania i ka dërguar ERE-s, shkak për humbjet është bërë thatësira e zgjatur dhe për pasojë importi i shtuar i energjisë. Sipas raportit, shpenzimet e blerjes së energjisë në vitin 2017 ishin rreth 61 % më të larta se ato të vitit 2016.



