
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha në pëp=rditësimin e saj të fundit se më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina .
Sipas përditësimit 3,532,756 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh tha në Gjenevë se pragu prej 3.5 milionë refugjatësh është "tragjik" për Ukrainën. Po ashtu bëhet me dije nga kjo agjenci se 6.5 milionë qytetarë kanë lëvizur brenda për brenda Ukrainës.
"Shpejtësia dhe shkalla e kësaj krize të refugjatëve është e paprecedentë", shtoi Saltmarsh gjatë një konference për media të OKB-së.



