
Këtë javë ‘Nike’ zbuloi atletet e para në botë që vishen ma u ndihmuar me duar.
Ato quhen “GO FlyEase”, vijnë në tre ngjyra të ndryshme dhe qëllimi është për t’ua lehtësuar jetën njerëzve me aftësi të kufizuara.
Ky dizajn e çon teknologjinë një hap më para, pasi i lejon personit që i ka që t’i veshë pa asnjë lloj ndihme.
Në vitin 2012, Matthew Walzer, një adoleshent me paralizë cerebrale, i shkroi kompanisë së veshjeve sportive ‘Nike’ për t’i kërkuar për atlete për personat me aftësi të kufizuara. ‘Nike’ e ftoi për të bashkëpunuar me dizajnin e atleteve ‘FlyEase’.



