Protestuan para bashkisë së Tiranës/ Procedohen penalisht pesë persona

Protestuan para bashkisë së Tiranës/ Procedohen penalisht pesë persona

Gjatë ditës së djeshme, u zhvillua protesta e 42-të para Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit, ashtu siç e kishin njoftuar, bllokuan rrugën, duke shprehur se ishte një provokim nga policia që nuk kishte bllokuar rrugën për një protestë të paralajmëruar.
Në njoftimin e sotëm të policisë, bëhet e ditur se pas protestës janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B.
Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë organizuar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy