Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, thotë se reforma në drejtësi ka si qëllim thelbësor të saj rithemelimin e sistemit të drejtësisë e jo dënimin me burg të 5 apo 50 politikanëve.
I ftuar në studion e Tema Tv, Vasili flet për konsensusin si elementi kyç për zbatimin me efikasitet të reformës në drejtësi.
Ai hedh poshtë zërat për krisje të koalcionit PS-LSI duke theksuar se konsensusi i plotë për miratimin e reformës në drejtësi, ka konfirmuar se ky koalicion funsksionon.



