“Dhuro arsim”, një grup studentësh angazhohen për të mbështetur fëmijët jetimë

“Dhuro arsim”, një grup studentësh angazhohen për të mbështetur fëmijët jetimë

Një grup studentësh në Tiranë janë organizuar në një nismë që ka për synim lehtësimin e arsimimit për adoleshentët jetimë. "Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!" është fushata me e re e cila është ndërmarrë në kuadër të lëndës Konceptim dhe Menaxhim Fushatash nga 28 studentë, të cilët synojnë të  sigurojnë bursa dhe të ardhura për të mbështetur të rinjtë jetimë nga mosha 14-18 vjeç për t’u arsimuar.

Organizatorët e fushatës gjatë lançimit të saj, bënë me dije se ky projekt do të ketë një shtrirje lokale brenda qytetit të Tiranës, por nuk përjashtuan edhe mundësitë jashtë saj, pra në qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë.

Pas prezantimit të detajuar të fushatës, duke e nisur nga objektivat, synimet, qëllimi, pritshmëritë, ata u ndalën te rastet e suksesit nga të rinj jetimë, të cilët kanë bërë sakrifica të mëdha në jetë për të ecur përpara dhe për t’u arsimuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy