Pas SHBA-së dhe Filipineve, 100 persona humbin jetën nga përmbytjet në Nigeri

Pas SHBA-së dhe Filipineve, 100 persona humbin jetën nga përmbytjet në Nigeri

Përmbytjet në pjesën më të madhe të Nigerisë qendrore dhe jugore i kanë marrë jetën 100 personave, tha të hënën zëdhënësi i agjensisë së emergjencës dhe fatkeqësive të vendit.

Një përmbytje e tillë tenton të ndodhë çdo vit në këtë stinë nga reshjet shiut, të përkeqësuara nga infrastruktura e dobët dhe mungesa e planifikimit për mbrojtjen kundër ujërave, por këtë vit shkatërrimi ka qenë më i madh se ai i vitit 2012.

"Bazuar në të dhënat që kemi në dispozicion, deri më tani 100 njerëz kanë vdekur në 10 qytete të ndryshme", tha Sani Datti, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave (NEMA), pas shiut të madh gjatë ditëve të fundit.

Qeveria u ka kërkuar banorëve të zhvendosen në vende të sigurta.

Mijëra njerëz janë zhvendosur dhe tokat bujqësore janë shkatërruar nga përmbytjet në Nigerinë qendrore dhe jugore.

Në Niger State, pasojat kanë qenë më të rënda pasi kanë vdekur më shumë se 40 persona, raporton BBC.

Katastrofa kombëtare është deklaruar në katër shtete Kogi, Niger, Anambra dhe Delta që do të thotë se qeveria federale kishte marrë kontrollin, për shpëtimin dhe rehabilitimin e viktimave.

Sipas Reuters, Delta është një shtet që prodhon naftë dhe është zona e industrisë më të madhe të energjisë në Afrikë, por nuk ka pasur ndikim të raportuar në prodhimin e naftës bruto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy