OBSH: Vaksina nuk është fundi i Covid-19

OBSH: Vaksina nuk është fundi i Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se vaksinat nuk janë “plumb magjik” për krizën e koronavirusit.

Ndërkohë që Rusia nisi të vaksinojë punonjësit e sistemit shëndetësor të shtunën dhe vendet e tjera po përgatiten për programe të ngjashme, OBSH thotë se është e gabuar të mendohet se kriza Covid-19 mund të marrë fund me ardhjen e vaksinës, një vit pas fillimit të pandemisë që ka vrarë 1.5 milion njerëz në të gjithë botën.

"Vaksina nuk është e barabartë me zero Covid", tha drejtori i urgjencave të OBSH, Michael Ryan, duke shtuar se jo të gjithë do të kenë akses në të në fillim të vitit të ardhshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi kundër "perceptimit në rritje se pandemia ka mbaruar", ndërkohë që virusi po përhapet shpejt, duke ushtruar presion të madh mbi spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Zyrtarët shëndetësorë në Moskë thanë se ata kanë hapur 70 qendra vaksinimi në kryeqytetin rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy