Greqia shtyn kohëzgjatjen e masat kufizuese të miratuara për të luftuar përhapjen e koronavirusit deri më 4 maj. Qeveria greke e ka komunikuar këtë, duke informuar se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do t’i njoftojë javën e ardhshme ndryshimet në masat, të cilat janë vendosur që më datën 22 mars. Aktualisht, supermarketet, bankat dhe shërbimi në shtëpi i restoranteve janë disa nga aktivitetet që janë ende në funksion. Qytetarët duhet të informojnë autoritetet kur të largohen nga shtëpia e tyre përndryshe gjobiten.
Greqia ka arritur të mbajë të ulët numrin e vdekjeve nga COVID-19 pas vdekjes së saj të parë në 12 mars, megjithëse ka përjetuar një dekadë të shkurtimeve në sistemin shëndetësor që pas krizës së vitit 2010.



