Shkatërrimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, është arsyeja pse banorët e kësaj zone janë ngritur në protestë para bashkisë së Mirditës.
Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës e cila është bërë e pakalueshme dhe e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve.
Një nga protestuesit thotë se ky është problemi më i madh që kjo zonë është përballur ndonjëherë dhe se bashkia duhet të marrë menjëherë masa.
I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të vendosë dorë mbi këtë problem. Është një problemi më shqetësues që ka pasur ndonjëherë zona. Po presim se kur do dëgjohet lajmi i zi i rënies së makinave në greminë. Shihni si është gjendja, nëse nuk reflektohet nga ajo energji në Fan, ne do të shkojmë në turbinat e uji dhe të na marri uji.



