Sulm me thikë në Tel Aviv, vriten dy persona dhe plagosen 2 të tjerë

Sulm me thikë në Tel Aviv, vriten dy persona dhe plagosen 2 të tjerë

Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me thikë në Izrael, para se të vritej nga policia, njoftuan autoritetet izraelite.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës afër një pompe karburanti dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit.

Një burrë dhe një grua u vranë, ndërsa dy njerëz të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me nxitim, thanë zyrtarët mjekësorë.

Terroristi u neutralizua menjëherë nga njëri prej oficerëve tanë në vendin e ngjarjes, i cili e parandaloi atë nga kryerja e një sulmi edhe më të rëndë”, tha zëdhënësja e policisë, Eli Levi.

Në një komunikatë për media, policia tha se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se “po kryejmë bastisje gjithëpërfshirëse me një helikopter dhe resurse shtesë”.

Grupi radikal palestinez, Hamas i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tha se sulmi me thikë ishte “përgjigje e natyrshme” për sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe për vrasjen e liderit të tij politik, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.

Megjithatë, Hamasi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy