Trump pret shefin e BE-së në Uashington, në fokus bisedimet tregtare

Trump pret shefin e BE-së në Uashington, në fokus bisedimet tregtare

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të takojë presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington më 25 korrik, për të diskutuar marrëdhëniet e tensionuara tregtare.

Presidenti Juncker dhe presidenti Trump do të fokusohen në përmirësimin e tregtisë transatlantike dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik”, tha Komisioni në një deklaratë të martën teksa ka treguar edhe datën e takimit.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian në fillimit të muajit qershor duke kërcënuar edhe me rritje të tarifave në makinat evropiane.

Trump ka takuar Junckerin javën e kaluar në Bruksel gjatë punimeve të samitit të NATO-s.

Bashkimi Evropian e bën të pamundur për bujq, punëtorë dhe kompanitë tona që të bëjnë biznes në Evropë (SHBA-ja ka 151 miliardë dollarë deficit) dhe më pas ata kërkojnë që lehtësisht të mbrohen përmes NATO-s. Nuk funksionon ashtu”, pati thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Zyrtarët evropianë kanë tentuar të ulin pritshmëritë rreth asaj se çfarë mund të arrijnë Juncker dhe komisionerja evropiane për tregti, Cecilia Malmstrom, duke rikujtur kundërshtimet e Trumpit për një varg çështjes evropiane, në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara në Kanada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy